Reagon “O Sa Mirë” për vdekjen e aktorit: Dhimbje e tmerrshme për kolegun fantastik

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 14:04 | Nga

Art Kurti, aktori i njohur i serialit “O Sa Mirë” ka ndërruar jetë sot në rrethana të dyshimta.
Kurse tashmë kanë reaguar edhe drejtuesit e serialit “O Sa Mirë” përmes faqes zyrtare në llogarinë në “Facebook”.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”.

“Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!” thuhet në postimin e tyre.

Kurse Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Indeksonline” humbjen e jetës së një të riu në fshatin Goden të Gjakovës. Gjithashtu sipas policisë nga hetimet e para dyshohet se rasti ka të bëjë me vetëvrasje përderisa në veturën e të ndjerit është gjetur edhe një armë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme