Obama u drejtohet të rinjve afro-amerikanë: Qëndroni me shpresë se do të bëhet më mirë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-Presidenti Barack Obama tha se ai është optimist se Amerika do të bëhet më e mirë sepse të rinjtë janë të përfshirë në trajtimin e çështjeve që kanë çuar në organizimin e protestave në rrugë.

Këto komente të Obamas, vijnë pas më shumë se një javë protestash të shkaktuara nga vdekja e George Floyd në Minneapolis.

Obama mori pjesë në një tubim virtual në internet të organizuar nga organizata My Brother’s Keeper Alliance, që ai themeloi në vitin 2014 për të trajtuar çështjet që prekin të rinjtë afrikano-amerikanë.

“Më lejoni të filloj duke e pranuar se megjithëse të gjithë kemi ndjerë dhimbje, përçarje të pasigurisë, disa të tjerë e kanë përjetuar më së rëndi këtë situatë. Mbi të gjitha, dhimbja që ka përjetuar familjet e Xhorxh dhe Breonna, Ahmaud dhe Toni dhe Dreasjon, dhe shumë të tjerë për të përmendur”.

Ish presidenti Obama nuk përmendi askënd me emër, përfshirë Presidentin Donald Trump, të Mërkurën. Por ai tha se ishte koha për të nxjerrë në pah problemet dhe për “t’i vendosur njerëzit në pushtet në një pozitë të pakëndshme”.

“Ndjehuni me shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar … ndryshimi po vjen”, është shprehur Obama.

Të ngjashme