Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar projektin e vendosjes së rrjetit të ri të ndriçimit publik në një pjesë të Obiliqit.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka njoftuar për këtë projekt ka thënë se rruga nga dalja e Obiliqit deri te Termocentrali “Kosova B”, është një rrugë mjaft e frekuentuar nga automjetet dhe këmbësorët. “Ndriçimi i këtij aksi rrugor, do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë lëvizjen sidomos të këmbësorëve”, ka shkruar Gashi, në faqen e tij në Facrbook.
“Ky projekt bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe KEK-ut, është vetëm njëri nga projektet që janë duke u realizuar në shërbim të komunitetit”, ka theksuar Gashi.