Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ka ftuar në takim Komandantin e Policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviq dhe Shefin e Zyrës Lokale për Kthim dhe Komunitete, Slavisha Axhanqiç.
Në këtë takim u diskutua për çështjen e grafiteve që persona ende të pa identifikuar i kanë shkruajtur në shkollën fillore në fshatin Plemetin.
Të gjithë aktorët e këtij takimi, e dënuan këtë akt, duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunë tonë.
Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti.