Obiliqi diskuton me qytetarë planifikimin buxhetor 2018-2020

Obiliq | 28 Qer 2017 | 10:12 | Nga

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me ekzekutivin mbajtën debat me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitin 2018- 2020, kornizën afatmesme të shpenzimeve.

Ky debat ka për qëllim planifikimin e përbashkët dhe dhënien e kahes së realizimit të projekteve.

Ideja e planifikimit të buxhetit, bashkë me qytetarët është mundësi e mirë, pasi që ndikon që prioritetet e komunës të vendosen në mënyrë sa më të mirë dhe racionale.

Kryetari, Xhafer Gashi, tha se për të gjitha planifikimet, veprimet dhe vendimet gjithnjë do të kërkojnë opinionin e qytetarëve.

“Këto projekte bëhen për ta dhe është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje dhe mundësi vendimmarrje së bashku me komunën”, tha kryetari Gashi.

Në anën tjetër, qytetarët u shprehen se ndihen të kënaqur që po ju jepet mundësia të kenë qasje në vendimmarrjen e komunës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme