Obiliqi do të bëhet me Shtëpi të re të Kulturës, rrënohet e vjetra

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 16:40 | Nga

Shtëpia e vjetër e Kulturës në Obiliq është rrënuar sot.

Rrënimi i këtij objekti liron hapësirën për ndërtimin e Sheshit në këtë komunë dhe Shtëpisë së re të Kulturës e cila është duke përfunduar, transmeton kp.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se qytetit të Obiliqit po i kthehet pamja moderne dhe me realizimin e këtyre projekteve qytetarëve dhe të rinjve të komunës po u ofrohen kushte atraktive për argëtim dhe hapësira të mjaftueshme për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme