OBSh: 180 vaksina anti-Covid në zhvillim

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 06:46 | Nga Ekonomia Online

Rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime njerëzore, tha sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët.

I pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme