Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se bota mund të përballet me pandemi të mundshme të coronavirusit.
Si rezultat, ka paralajmëruar OBSH, të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje gatishmërie.
Pandemi do të thotë përhapja e një sëmundje infektive (nga personi në person), në shumë pjesë të botës.
Sipas mediave të huaja, coronavirusi i cili shkakton sëmundjen e frymëmarrjes CoVid-19, vazhdon të shfaqet në shumë vende të botës, së fundmi raste shqetësimi ka krijuar në Korenë e Jugut në Itali dhe Iran.
Mirëpo, shumica e të infektuarve gjenden në Kinë, së fundmi janë raportuar 77 mijë të prekur, ndërsa 2,600 persona kanë ndërruar jetë.
Sa i përket rasteve të prekur jashtë Kinës, më shumë se 1,200 raste janë konfirmuar në 30 vende të tjera, ndërsa janë raportuar më shumë se 20 të vdekur.
Të hënën, Irani, Afganistani, Kuvajti, Oman dhe Bahreini raportuan rastet e tyre të para nga coronavirusi.