​OBSh: COVID-19, ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Mbetemi optimistë se brenda vitit të ardhshëm bota do të hyjë në një fazë të re në të cilën shtrimet në spital nga COVID-19 do të ulen dhe vdekjet do të bien në nivelin më të ulët të mundshëm ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus teksa thekson se sëmundja është ende në gjendje emergjence globale.

Drejtori i OBSH thekson rëndësinë se përpos pikës kalimtare që ndodhet, situata e COVID ka ende nevojë për një menaxhim të kujdesshëm.

“Pandemia ka të ngjarë të jetë në një pikë kalimtare që vazhdon të ketë nevojë për menaxhim të kujdesshëm për të kufizuar ndikimet e mundshme negative”, thekson ai.

Ndërsa shënohen tre vjet pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, më shumë se 6.8 milionë njerëz kanë humbur jetën.

Të ngjashme