OBSh-ja alarmon: Evropa në “zgrip” të pandemisë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Evropa ndodhet në zgrip të pandemisë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke alarmuar se koronavirusi po përhapet me hov shumë të shpejtë përreth kontinentit dhe se shpërthimi i variantit të ri ka krijuar një “situatë alarmante”.

Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropë, ka thënë të enjten se teksa mbërritja e vaksinave ofron “mjete të reja” për luftimin e virusit, pothuajse gjysma e 53 vendeve të rajonit po raportojnë për shtatë ditë radhazi nga më shumë se 150 raste të infektimit për 100 mijë banorë.

Kluge ka thënë gjithashtu se vendet që kanë nisur injektimin e qytetarëve me vaksinën e kompanive “Pfizer”\”BioNTech” duhet të jenë të kujdesshme për sa i përket periudhës midis dhënies së dozës së parë dhe të dytës pasuese.

Kjo ngase disa shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, janë duke u përpjekur që ta kompensojnë furnizimin e paktë me vaksina nëpërmjet zgjatjes së periudhës mes dy dozave deri në 12 javë. E zgjatja e këtij afati ka nxitur debat të ashpër mes shkencëtarëve, të cilët kanë paralajmëruar se nuk ekzistojnë dëshmi nëse vaksinat do të jenë efikase nëse distanca kohore midis dy dozimeve do të jetë me e gjatë se 21 ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme