OBSh-ja ia kthen ShBA-së: Mos u bazoni shumë në inteligjencën e tyre

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Një anëtar i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po e hulumton prejardhjen e pandemisë së koronavirusit e ka goditur inteligjencën amerikane pasi Departamenti i Shtetit hodhi dyshime rreth transparencës së hulumtimit të OBSh-së.

“Presidentit Joe Biden i duhet të duket i ashpër me Kinën. Ju lutem, mos u bazoni shumë në inteligjencën amerikane: gjithnjë më e paangazhuar gjatë (periudhës së) Trumpit dhe qartazi gabim në shumë aspekte”, shkroi eksperti i ekipit të OBSh-së, Peter Daszak.

Misioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë përfundoi pa e gjetur burimin e koronavirusit që deri më tani ka lënë mbi 2.3 milionë të vdekur në botë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ekspertët u ndodhën në trysni diplomatike nga të dyja anët e botës, pasi Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për hetim të fuqishëm, ndërsa Kina paralajmëroi kundër politizimit të kësaj çështjeje.

Komenti i ekspertit shëndetësor është i lidhur me një artikull me komentet e Departamentit të Shtetit, të cilat hodhën dyshime për transparencën e bashkëpunimit të Kinës me misionin e OBSh-së.

Sipas vlerësimit të këtij ekipi, ka shumë pak gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga një incident në laboratorin e Wuhanit në Kinë, duke e lënë të hapur mundësinë për teori tjera.

Ky ekip tha se ka gjasë që virusi i ri mund të ketë rrjedhur nga lakuriqët te një lloj tjetër i panjohur i kafshëve, para se të kalonte te njeriu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme