Fier: Po udhëtonte me biçikletë, 80-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Prishtinë | 21 Nën 2026 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, ku një automjet, me drejtues një 61-vjeçar me inicialet V. M., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 80-vjeçari me inicialet N. P, shkruan Euronews.al.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Të ngjashme