Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi dhe bashkëbisedimi me një grup studentësh, të cilët, siç shprehet ai, besojnë te protesta paqësore dhe jo te përdorimi i gurëve.
“MIRËMËNGJES dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkroi Rama.
Studentët shqiptarë që protestuan për ditë me radhë kanë refuzuar takimin me Ramën deri më tani, ndërsa kreu i ekzekutivit shqiptar iu kishte bërë thirrje për dialog.