Izraeli ka urdhëruar të gjithë në veri të Gazës që të evakuojnë rajonin, përfshirë ata në spitale.
Por kjo detyrë është “pothuajse e pamundur”, thotë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jashareviq dhe organizata po i bën thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë atë urdhër.
“Ka pacientë që janë atje që thjesht nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë në ventilatorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t’i lëvizësh”, tha ai për BBC.
“Ne po i bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër”, tha ai.
Jashareviq tha se katër kamionë me materiale kirurgjikale dhe traumatike, si dhe ilaçe për sëmundje kronike u sollën në Gaza përmes pikës kufitare Rafah kohët e fundit, “por kjo nuk mjafton”.
Ai tha se kishte më shumë kamionë me furnizime gati për të shkuar në anën egjiptiane të kufirit, por nuk kishin garanci sigurie që furnizimet mund të silleshin në mënyrë të sigurt.