OBSh-ja i ofron mbështetje Obiliqit

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 13:47 | Nga

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, takuan sot Drejtoreshën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Ardita Tahiruka.

Në këtë takim, u diskutua për gjetjen e mundësive dhe ndërmarrjen e hapave për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, që vijnë si rezultat i mjedisit të ndotur. Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, e falenderoi drejtoreshën e OBSH-së për kontributin që kjo organizatë ka dhënë në vazhdimësi në fushë e shëndetësisë në Kosovë dhe kërkoi ndihmën profesionale të tyre në hartimin e planeve, programeve të ndryshme në fushë e mbrojtjes së shëndetit publik.

Nga ana tjetër, Ardita Tahiruka, e falënderoi Kryetarin Gashi për vizitën, po ashtu ofroi në dispozicion kapacitetet profesionale të OBSH-së, në ndërmarrjen e hapave dhe hartimin e programeve për parandalimin e sëmundjeve që vijnë si rezultat i ndikimit në mjedis.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe ideja e përfaqësimit të komunës në komitetin ndërministror për mjedis të shëndoshë.

Në fund të takimit, të dy palët u zotuan në avancimin e bashkëpunimit reciprok, po ashtu edhe në gjetjen e formave të implikimit edhe të akterëve të tjerë në shërbim të gjetjes së rrugëve më të mira për ruajtjen e shëndetit publik në komunën e Obiliqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme