OBSH-ja sheh “të dhëna potencialisht pozitive” për trajtime të Coronavirusit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka thënë të martën se disa trajtime duket se po kufizojnë ashpërsinë ose kohëzgjatjen e sëmundjes Covid-19 the thotë se është duke u përqendruar në katër ose pesë ilaçet më premtuese, raportoi Reuters.

WHO me bazë në Gjenevë është duke e udhëhequr një nismë globale për të zhvilluar ilaçe të sigurta dhe efektive, teste dhe vaksina për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar Covid-19. Sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga Coronavirusi tashmë ka infektuar 4.19 milionë njerëz në tërë botën, sipas një sondazhi nga Reuters, transmeton KOHA.

“Kemi disa ilaçe të cilat janë në faza të hershme të hulumtimit por që kufizojnë ashpërsinë apo kohëzgjatjen e sëmundjes, mirëpo nuk kemi asgjë që e vret apo ndalon virusin”, ka thënë zëdhënësja Margaret Harris, duke iu referuar degës së ashtuquajtur të OKB-se ‘Solidariteti për Teste’ për ilaçe kundër kësaj sëmundjeje.

“Kemi të dhëna potencialisht pozitive por na duhen më shumë të dhëna për të qenë 100% të sigurt për të thënë se një ilaç është më i mirë se tjetri”, shtoi ajo.

Sidoqoftë zyrtarja e WHO-së tha se duhet të jemi të kujdesshëm në pritjet për një vaksine, duke thënë se Coronavirusët ishin “viruse shumë dinake” dhe se “është vështirë të krijohet vaksinë kundër tyre”. Në zhvillim e sipër janë më shumë se 100 vaksina potenciale kundër Covid-19, përfshirë edhe disa që po testohen klinikisht.

Në muajin prill WHO tha se krijimi i vaksinës do të zgjaste së paku 12 muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme