Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se edhe një herë, Evropa është qendra e pandemisë. Po ashtu, Adhanom Ghebreyesus shtoi se asnjë shtet nuk mund ta quajë veten të sigurt apo të mbrojtur.
“Ndërsa Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë Covid-19, asnjë vend apo rajon nuk mund ta konsiderojë veten të sigurt. Është e rëndësishme që të gjitha vendet të rrisin kapacitetet e tyre tani për t’u siguruar që janë marrë masat e duhura për të shmangur pasojat më të këqija të çdo valë të ardhshme”, tha ai.
Ai gjithashtu paralajmëroi se ndërsa vaksinat shpëtojnë jetë, ato nuk parandalojnë plotësisht transmetimin e Covid dhe në rastin e Delta-s, vaksinat reduktojnë transmetimin me vetëm 40%. Ghebreyesus theksoi se shumë vende kanë fituar një “ndjenjë të rreme sigurie” se vaksinat i kanë dhënë fund dhe një besim se njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të marrin masa paraprake.
“Nuk dimë si ta themi më qartë se edhe nëse jeni i vaksinuar, duhen marrë masa paraprake për të parandaluar infektimin dhe për të infektimin e dikujt tjetër që mund të vdesë.”