Një sëmundje e ngjashme me gripin mund të përhapet nëpër botë për 36 orë dhe të vrasë 80 milionë njerëz, kanë paralajmëruar ekspertët.
Një shekull më parë, pandemia e gripit spanjoll infektoi një të tretën e popullsisë në botë dhe vrau 50 milionë njerëz, transmeton lajmi.net.
Nëse një përhapje e ngjashme do të ndodhte me popullatën e sotme që udhëton vazhdimisht, efektet mund të jenë edhe më dramatike, sugjeron një raport.
Bordi Global i Monitorimit të Gatishmërisë (GPMB), një ekip ekspertësh shëndetësorë të udhëhequr nga një ish-shef i Organizatës Botërore të Shëndetit, ka përpiluar raportin për të provuar dhe nxitur udhëheqësit e botës në veprim.
“Kërcënimi i një pandemie që përhapet në të gjithë globin është një e vërtetë,” tha grupi në një raport të lëshuar sot.
“Një patogjen me lëvizje të shpejtë ka potencialin për të vrarë dhjetëra miliona njerëz, të prishë ekonomitë dhe të destabilizojë sigurinë kombëtare”, shkruhej tutje në raport.
Në raport thuhej se rekomandimet e bëra në një të tillë më herët janë injoruar tërësisht nga liderët botërorë.