OBSH thotë se gjysmë milioni viktima nga COVID-19 mund të regjistrohen deri në shkurt

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve me COVID-19 në Europë, duke theksuar se vala e 4-të e pandemisë mund të çojë në gjysmë milioni më shumë viktima deri në shkurt.

“Ne jemi përsëri në qendër të vëmendjes,” tha Hans Klugge, drejtori i OBSH-së për Europën, në një konferencë për shtyp.

“Shkalla aktuale e transmetimit në 53 vendet  europiane është shumë shqetësuese, duke shtuar se rastet e reja po i afrohen niveleve rekord për shkak të variantit Delta”, theksoi ai.

Gjatë javës së kaluar, Europa regjistroi 1.8 milionë raste dhe 24, 000 viktima. Gjithashtu Europa dhe Azia shënuan një rritje prej 6% dhe 12%  respektivisht. Gjatë katër javëve të fundit, Europa ka shënuar një rritje prej 55% të rasteve të reja.

Të ngjashme