O’Connell: Edhe sa kohë mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare, korrupsioni s’po luftohet

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Gjatë tryezës të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e cila është duke u zhvilluar tani, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se kësaj radhe dëshiron të jete më i drejtpërdrejtë.

Ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar. Ka pyetur se si është e mundur që ende nuk ka një të dënuar për korrupsion, të nivelit të lartë, raporton Koha Ditore.

“Përgjegjësia bie tek ju prokurorë e gjyqtarë. Ligjet janë duke u përmirësuar në vazhdimësi, por nuk po zbatohen. Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit. Është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve. Dhe tani dua t’ju bëj një pyetje – edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit ta tregoni veten dhe t’i luftoni këto dukuri”, ka thënë ambasadori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme