Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, sot, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, pritën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike e institucionale. Kurti e Konjufca e njoftuan ambasadorin O’Connell me qëndrimet dhe idetë e Lëvizjes Vetëvendosje për daljen nga kriza në të cilën ndodhet Kosova. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për reformën në drejtësi si parakusht për luftimin e suksesshëm të korrupsionit dhe krimit.
Të dy palët potencuan rëndësinë e marrëdhënieve sa më të mira e bashkëpunimit sa më të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.