Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, tha se qëndrimi i shtetit që përfaqëson sa i përket ndryshimi të kufijve mbete i njëjtë, raporton Ekonomia Online.
O’Connell pasi bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, shtoi se fokus i institucioneve duhet të mbetet sundimi i ligji.
O’Connell ditë më parë ka deklaruar që Qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për ndarje të territorit. Madje ka deklaruar që kjo mund të sjelltë edhe precedent të tjerë në Ballkan.
“Ju e dini qëndrimin e Britanisë. Jemi këtu për drejtësisë. Mendoj se nëse çdo herë me ministrin të flasim për sistemin e drejtësisë edhe fokusi kthehet te një çështje tjetër, çka mund të presim, mund të presim që sistemi i drejtësisë të përmirësohet, jo në asnjë mënyrë”.
“Kur ka vullnet politik për ta pasur fokus sistemin e drejtësisë që është thelbësore për zhvillimin e Kosovës. Edhe pse diskutohet për këto çështje mes Kosovës dhe Serbisë, më vjen mirë që fokusi të jetë për çështje që mua më duken të rëndësishme. Pra ju e dini qëndrimin e Britanisë nuk ka ndryshuar hiq”.