O’Connell: Punë konkrete nga Qeveria e re në ekonomi e sundim të ligjit

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 12:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i sapozgjedhur, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, ambasadori britanik shprehu mbështetjen e Britanisë për Qeverinë  ere të drejtuar nga Haradinaj.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që të fillojë puna konkrete, sidomos në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, raporton Ekonomia Online.

“E kam theksuar prapë që Kosova dhe Britania ka interes të përbashkët, që ne dëshirojmë të shohim një Kosovë stabile, prosperuese me sigurinë. Është shumë e rëndësishme që puna konkrete të fillojë. Ne kemi interes sidomos në fushat e ekonomisë dhe sundimit të ligjit dhe i kam ofruar qeverisë mbështetjen e qeverisë britanike”.

Ndërsa, zëvendëskryeministri, Hoxhaj, falënderoi ambasadorin për vizitën si dhe tha se bashkëpunimi me Ambasadën Britanike do të vazhdojë edhe më tutje.

“Vizita ishte pas marrjes së pozitës së re dhe e informova për pritjet që mund të ketë nga  qeveria e re meqë ne kemi humbur shumë kohë”.

“Këto tre muajt e fundit, meqë vendin e presin sfida të mëdha dhe meqë neve do të duhej ta kemi një shpejtësi dhe një dinamik të re këto ishin temat me të cilat biseduam”, tha Hoxhaj, për Ekonomia Online.

 

 

Të ngjashme