Këshilli i Qarkut të Shkodrës i ka ndarë Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësore të Kosovës titullin “Mirënjohja e Qarkut Shkodër”, për nivelin e mardhënieve të krijuara midis profesionistëve shëndetësorë të Qarkut të Shkodrës me profesionistët shëndetësorë të Kosovës.
Këtë mirënjohje Naser Rrustemajt, kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës, ia ka ndarë Greta Bardeli, kryetare e Qarkut të Shkodrës.
Ajo ka thënë se kjo mirënjohje i ndahet OIK-ut, duke vlerësuar nivelin e mardhënieve të krijuara midis profesionistëve shëndetësorë të Qarkut të Shkodrës me profesionistët shëndetësorë të Kosovës.
“I shpreh OIK falëmnderim dhe mirënjohje për ndihmën e çmuar në lidhjen e mardhënieve midis profesionistëve shëndetësorë të Qarkut Shkodër me profesionistët shëndetësorë të Kosovës”, ka thënë kryetarja Greta Bardeli.
Edhe kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustremaj ka falënderuar Qarkun e Shkodrës për këtë vlerësim që iu bë gjatë një konference të organizuar në Shkodër e që përfshiu prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme nga Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.
Rrustemaj gjatë konferencës është zotuar se vitin e ardhshëm në Prishtinë do të mbahet një konferencë mbarëkombëtare e infermierisë.
“Ne do të fillojmë shpejt me organizimin e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet në Kosovë”, ka thënë Rrustemaj.
Ndryshe, Departamenti i Infermierisë I Universitetit “Luigj Gurakuqi dhe Shoqata Kombëtare e Fizioterapistëve kanë organizuar Konferencën e Parë Shkencore Mbarëkombërtare të Shkencave Mjekësore Teknike.
Kjo konferencë ndryshe nga herët e tjera ka një specifikë të veçantë pasi për herë të parë mbledh ekspertë të fushës së mjekësisë, e pedagogë nga trevat shqiptare dhe ka për synim shkëmbin e eksperiencave në fusha të ndryshme atë të mjekësisë, shkencave edhe në mësimdhënie.
Shefi i Departamentit të Infermierisë në Universitetin e Shkodrës Emiljano Pjetri, tha se synimi i kësaj konference është për t’i dhënë një mesazh autoriteteve përatëse sepse të gjitha universitetet mbarëkombetare po e realizojnë detyrën e tyre në lidhje me standartizimin e kurrikulave dhe të ndërhyrjeve shkencore njëlloj me ate të bashkimit europian.