Komuna e Prishtinës i ndan një “Mirënjohje” këngëtares Filloreta Raçi

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Filloreta Raçi ka vite që është në tregun muzikor shqiptar duke sjell këngë të reja.

Ajo është e pranishme me projekte të reja si dhe koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare.

E për të gjithë këto arritje dhe kontributin në fushën e artit, ajo është nderuar gjatë ditës së sotme me çmimin e “Mirënjohjes” nga Komuna e Prishtinës.

Ajo këtë arritje e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram këtë arritje jetësore.

“Për kontributin shumëvjeçar në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes Kosovës e Shqipërisë në aspektin arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme”, shkruhet në çmimin që e ka pranuar bukuroshja.

Kujtojmë se videoja e fundit që ka sjell këngëtarja është “Habibi”, i cili deri më tani është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme