Oda e Mjekëve kërkon nga institucionet përmirësimin e kushteve për specializime

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Mjekëve të Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu, tha se qëllimi kryesor i kësaj tryeze është për të diskutuar mbi brengat dhe problemet e shëndetësisë e sidomos të specializantëve.

Ai ka kërkuar nga institucionet përmirësimin e kushteve për specializime.

“Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi atë se çfarë na ka brengosur deri tani, e ndër to është në mos reflektimin i shumë problemeve që kanë atakuar mjekësinë tonë dhe qasjen e specializantëve në Kosovë”, tha Sejdiu.

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Sami Uka i cili tha se janë duke u përpjekur të krijojnë një sistem të drejtë në bazë të nevojave.

Sipas tij, duhet të shihet me një sy kritik vala e fundit e madhe e specializantëve që sipas tij ka ngarkuar procesin.

“Ne po përpiqemi që të krijojmë një sistem në bazë të nevojave dhe jo pa kriter. Është jetike që të punojmë të gjithë bashkë e duke nisur nga profesionistët shëndetësor. Ta shohim me syrin kritik të valën e fundit të specializantëve që ka ngarkuar procesin e duhur të specializimeve dhe procesit mjekësor”.

“Nuk qëndron që specializimet janë bërë në mënyrë popullsitë, por kushtet nuk kanë qenë të duhura, andaj ne premtojmë që të punojmë në këtë drejtim”, tha Uka.

Prorektori Elton Bahtiri tha se ekziston vullneti për të punuar dhe krijuar kushte për mjekët e rijnë, për të pasur mundësi të mira pune.

“Nga brenda ekziston vullneti, por funksionet politike e pamundësojnë një gjë të tillë, mirëpo ne do mundohemi që të diplomuarit e mjekësisë të kenë kushtet e duhura, edhe pse këto dy vitet e fundit na kanë pamundësuar një gjë të tillë”, tha Bahtiri.

Doktoresha Arrita Beqa, ka prezantuar të dhënat e raportit dhe anketave mbi ndikimin e punë së specializantëve të rinj, raporton EO.

“Nga anketat që kemi bërë del se specializantët mund të kryejnë punë të ndryshme duke përfshirë këtu ndihmën e parë, ata janë përgjigjur se mund ta bëjnë këtë, por që shefat e reparteve kanë dhënë një vlerësim më të ulët”, tha Beqa.

Të ngjashme