Asamblea e Përgjithshme e Komitetit të Perhershëm te Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.
“Përkundër vështërsive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra”, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.