Oda Ekonomike e Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), transmeton Ekonomia Online.
GmbH, kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik që për qëllim ka transformimin digjital dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat.
Kjo marrëveshje është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosova, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.
Komponentat kryesore të kesaj marrëveshje janë:
– Digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve të Odës Ekonomike të Kosovës
– Digjitalizimi i sektorit privat
Komponenta e digjitalizimit të sektorit privat përfshin studimin bazë mbi statusin e digjitalizimit në Kosovë, trajnimin dhe çertifikimin e gjeneratës së parë të konsulentëve digjital në Kosovë.
Studimi mbi digjitalizimin do të fokusohet në 3 sektor kyç për ekonominë përkatësisht në sektorin e prodhimit, agrobiznesit dhe shërbimeve.
Ky studim ka për qëllim të diagnostifikoj gjendjen aktuale të bizneseve në raport me përdorimin e mjeteve digjitale dhe nevojës për digjitalizim brenda kompanisë.
Transformimi digjital si qëllim i këtij projekti do i’u ndihmonte bizneseve Kosovare në ngritje të kapaciteteve, rritje të prezencës gjeografike e digjitale, depërtim në tregje të reja dhe orientim kah konsumatori.
Në anën tjetër, digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve të Odës Ekonomike të Kosovës është parakusht për fuqizimin e rolit të sektorit privat dhe të nxitjes së konkurrueshmërisë.
Integrimi i softuereve të intelegjencës biznesore bashkë me softuer për menaxhim të marrëdhënieve me klientin, të cilat parashihen në projekt, do ju shërbejnë bizneseve, stafit dhe vendimmarrësve si platform për komunikim dhe bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të sektorit privat dhe ndërkombëtarizimit të bizneseve.