Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq me rastin e prezantimit të raportit të fundit të UNMIK-ut që bëhet në 20 vjetorin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se kjo rezolutë është e detyrueshme edhe pse e deformuar.
Ndërkohë që, RTS raporton se kryediplomati serb, Ivica Daçiq gjaë seancës së sotme të OKB-së do të theksojë nevojën për të adresuar vazhdimisht çështjen e Kosovës në këto takime dhe zbatimin e vazhdueshëm të misionit të UNMIK-ut dhe KFOR-it.