Odaloviq: SHBA-ja e BE-ja të heshtin kur përmendet Masakra e Reçakut

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e Ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin se masakra e Reçakut, ishte një “gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm” pati ngritur reagimin e politikanëve vendor dhe ndërkombëtar.

Kundër deklaratave të Vulin reaguan ashpër edhe SHBa-ja e BE-ja.

Mirëpo, kryetari i Komisionit në Serbi për personat e zhdukur, Veljko Odaloviq, i cili vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut, thotë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të heshtin kur flitet për Reçakun.

“Pse Evropa e SHBA-ja po e mbrojnë Reçakun, pasi e përdorën këtë për bombardim dhe nëse kjo i shembet, atëherë duhet t’ua shpjegojnë se pse kanë bombarduar një shtet sovran e kanë krijuar një precedent. Unë i kuptoj shqiptarët pasi ata nga kjo bëjnë historinë e tyre, por pse këta tjerët që e dinë shumë më mirë se shqiptarët, madje edhe se ne se çfarë ndodhi vërtetë atje”, ka thënë Odaloviq  në një intervistë për RTS.

Odaloviq ka duke kritikuar SHBA-të dhe BE-në tha se askush nuk po lejohet të mendojë ndryshe. Sipas tij, të gjithë ata që kundërshtojnë deklaratën e Wiliam Walkerit i cili pati thënë se “në Reçak është kryer një masakër“, do të kenë probleme me Evropën, Amerikën dhe shqiptarët.

“Nuk mund të heshtim, ka disa prej nesh që e dinë se çfarë ndodhi dhe do të vazhdojmë të dëshmojmë këtë”, tha ndër të tjera ai. 

Të ngjashme