Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, në periudhën janar-shtator 2021 eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë arriti vlerën prej rreth 40 milionë euro.
“Për disa kompani gjermane Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova janë territor akoma i paeksploruar, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj. Për kompanitë evropiane e gjermane që duan të diversifikojnë furnitorët, prodhuesit kosovarë mund të ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, se sa kur furnizimi bëhet nga Azia.” – Nora Hasani – Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK)
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështetë në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman.
Që nga fillimi i pandemisë janë rritur dukshëm kërkesat nga kompanitë gjermane për të gjetur furnitorë nga Kosova për produkte dhe gjysmë-produkte.