OEK, Avokatit të Popullit: Drejtojuni Kushtetueses për vendimin e ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë

Prishtinë | 23 Mar 2025 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tregun e hapur të energjisë.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se OEK ka kërkuar nga Avokati i Popullit që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuesde që të pezullohet vendimi i ZRrE-së.

“Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që në emër të interesit publik dhe bazuar në kompetencat e tij ligjore e kushtetuese, të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRrE-së për një periudhë kohore prej të paktën një viti”.

“Kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit”, thuhet në njoftim.

Sipas OEK, një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke ulur gjithashtu standardin jetësor të qytetarëve.

Të ngjashme