Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, priti në takim kortezie ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe ambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.
Me theks të veçantë u fol për rënëdësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.
Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.