Oda Ekonomike e Kosovës është e shqetësuar me vonesat në procedurat e zgjidhjes së statusit të gjigantin ekonomik kosovar Trepçës.
Oda Ekonomike si asociacioni më i madhe i biznesit në Kosovë është duke përcjell me shqetësim procedurat e ngadalshme dhe të ngathëta në zgjidhjen e statusit të Trepçës dhe kërkon nga institucionet e vendit, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që të përshpejtojnë procedurat në nxjerrjen e ligjit mbi Trepçën në mënyrë që të pamundësohet likuidimi i njërit nga asetet më të vlefshme të vendit.
“Institucionet e vendit duhet bërë gjithçka që të respektohen afatet ligjore dhe të aprovohet ligji. Ndryshe do të ballafaqohemi me pasoja të mëdha dhe të parashikueshme”, ka thënë kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu.
Ai angazhohet që përveç zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështje të sigurohet edhe zgjidhje kualitative e cila do të mundësoj mëkëmbjen e Trepçës dhe krijimin e kushteve që kjo organizatë të jetë bartës i zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe Kosovës.