Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike e Sllovenisë, ka mbajtur Forumin dyditor të bizneseve sllovene dhe kosovare.
Në këtë forum dyditor, Sonja Rutar, përfaqësuese e EAC – Klubit të bizneseve sllovene dhe kosovare ka prezantuar mundësitë e bashkëpunimit në mes kompanive sllovene dhe kosovare.
Ndërsa, Muhamet Ymeri, nënkryetar Odës Ekonomike të Kosovës ka prezantuar Mundësitë e zhvillimit të investimeve në Kosovë.
Yll Sejdiu, përfaqësues i NLB Bank Prishtina ka prezantuar mekanizmat e financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe zhvillimet e tyre në Kosovë.
Ndërsa, Tadej Černivec, nga kompania “IPRC” nga Republika e Sllovenisë, ka prezantuar temën për: Prona intelektuale – kosto ose investim.