OEK ndan mirënjohje për bizneset që promovojnë brendin “Made in Kosova”

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 12:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë mirënjohje të veçanta për disa kompani vendore për kontributin e tyre në zhvillim ekonomik, stabilitet social dhe në veçanti për promovimin e brendit “Made in Kosova”, raporton Ekonomia Online.

Kompanitë që morën mirënjohje ishin “Frutex”, “Reneual Tahiri”, “Abi-Elif”, “Ujërat e Drinit”, “Gllareva”, “Osa Termosistem”, “Radoniqi” dhe “Tafa 3Ha”.

Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka falënderuar bizneset që kanë dhënë kontribut në promovimin e brendit “Made in Kosova”.

“E kemi bërë një analizë të të punësuarave në kompanitë e juaja dhe një analizë të kontributit tuaj në buxhetin e Kosovës. Dhe definitivisht ju jeni ata që e meritoni epitetin heronj të pasluftës”.

“Në qoftë se një kompani punëson rreth 1 mijë veta dhe kontribuon për Republikën e Kosovës, çfarë epiteti mund të ketë ai person apo ai biznes, përveçse të heroit të pasluftës”, u shpreh Gërxhaliu.

Sakip Imeri, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, tha se këto kompani janë kategoria e tatimpaguesve që kontribuojnë më së shumti në buxhetin e shtetit.

Ai e ka shfrytëzuar këtë rast që të kërkojë nga të gjitha bizneset e regjistruara në Kosovë që të pajisen me arka fiskale, t’i deklarojnë të hyrat e tyre e të paguajnë tatimin ndaj shtetit.

E drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka thënë se Dogana do të vazhdojë që të jetë krah biznesit.

“Kemi arritur që vetëm këtë vit t’i zvogëlojmë ankesat e bizneseve në masën prej 30 %, sipas statistikave të gjashtëmujorit. Qëllimi ynë është që këto ankesa të jenë në minimum; edhe pse nëse marrim numrin e lëndëve që i kemi 300 mijë brenda vitit me bizneset, e i kemi 1000 ankesa, kjo tregon se është një përqindje jashtëzakonisht e vogël”, u shpreh Berisha.

Image may contain: 1 person

Të ngjashme