Korporata Energjetike e Kosovës duke qenë e bindur në ofertat e leverdishme që ka ofruar për zhvendosje, përsëri ju bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmohen në zyrat e KEK-ut Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vone se deri me 15 dhjetor 2017.
Për më tepër, KEK-u ftonë të gjithë banorët që të mos bien pre e dezinformatave nga disa individ që për qëllim të vetëm kanë zvarritjen e procedurave të zhvendosjes, përfitimet eventuale personale, dhe hutimin e palëve të afektuar në procedurën e zhvendosjes,
Ne këtë rast, duhet cekur se palujtshmëritë në fjalë janë regjistruar dhe vlerësuar së paku tre herë nga ana e vlerësuesve të licencuar dhe certifikuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe se vlerësimi është bërë në pajtim të plotë me Kornizën e Politikave të Zhvendosjes, vendimin e qeverisë së Kosovës dhe marrëveshjeve të arritura mes banoreve dhe Qeverise së vendit, te mbikëqyrura nga kompania e licencuar dhe specializuar ndërkombëtare RePlan. Kjo kompani, si ekspertizë kryesore ka implementimin e procedurave të zhvendosjes, dhe është e licencuar dhe e regjistruar si e tillë. Gjithashtu procesi në fjalë në të gjitha fazat e zhvillimit ishte përcjellë nga afër prej shume palëve të interesit ndërkombëtare dhe atyre vendore si Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Obiliqit etj. Përfundimisht, MMPH-ja, si autoritet përgjegjës kishte mbikëqyrë dhe aprovuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes dhe nuk kishte asnjë vërejtje lidhur me këtë.
Për më tepër, duhet cekur se për shkak te presioneve dhe veprimeve nga individë te caktuar, disa banorë të zonës ishin vënë në lajthitje, me ç’rast ishin prolonguar dhe penguar procedurat e incizimit dhe vlerësimit të detajuar duke penguar qasjen në zonë, ndërsa incizimi i jashtëm është realizuar me shumë vështirësi.
Si përfundim, përkundër të gjithave, KEK-u ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeveris, ka rishikuar Planin e veprimit të Zhvendosjes të cilin e ka dërguar tek Autoriteti miratues MMPH-Qeveria e Kosovës dhe vetëm pas aprovimit të tij nga Ministria, ka dorëzuar ofertat për kompensimin e pasurisë së paluajtshme. Këto oferta janë duke u pritur mjaft mirë tek pjesa dërmuese e banoreve dhe procedura e nënshkrimit të kontratave është në vazhdim e sipër. Megjithatë ka ende disa hezitime nga ana e disa banorëve që të jenë pjesë e procedurave të zhvendosjes. Në këtë drejtim ne si KEK i kemi bërë thirrje publike të gjithë banorëve për pjesëmarrje në ketë proces jetik për vendin, duke i njoftuar se gjithashtu është në interesin e tyre pjesëmarrja në proceduarën e zhvendosjes vullnetare dhe shmangien e procedurave sipas ligjit të shpronësimit të cilat janë filluar sipas vendimit preliminar të Qeverisë se vendit me dt 01.12.2017.
Një thirrje të tillë për ata banorë e përsërisim sërish përmes këtij njoftimi për shkak se në rend të parë kjo është në interesin e tyre dhe gjithashtu në interesin e përshpejtimit të zgjerimit të mihjes me qëllim të procesit të prodhimit.
Përndryshe, ky veprim mbi të gjitha duhet të shihet si obligim e interes nacional por edhe të pajtohen më të gjitha institucionet relevante dhe palët kryesore të interesit të cilat në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që banorëve të dy këtyre fshatrave t’i ofrohen kushte me standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje.