OEK organizon trajnimin “Ndërmarrja dhe tenderët publikë”

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 16:07 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka organizuar, dje dhe sot, një trajnim mbi ndërmarrjen dhe tenderët publikë.

“Disa nga objektivat e këtij trajnimi ishin: T’iu ofrojë pjesëmarrësve njohuri në përgatitjen dhe menaxhimin e dokumentacionit tenderik; T’iu ofrojë pjesëmarrësve njohuritë për procedurat e prokurimit të aplikueshëm në Kosovë; T’iu ofrojë pjesëmarrësve njohuritë lidhur me ‘Konceptin e organizimit të prokurimit publik të Kosovës komfor standardeve ndërkombëtare etj”, bën të ditur OEK, nëpërmes një komunikate shtypi.

Në fund, pjesëmarrësve iu shpërndan certifikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme