OEK reagon për gjobën milionëshe ndaj “ELKOS”-it, kompania thotë se ka kryer të gjitha detyrimet

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 13:04 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ndaj dënimit prej 1.3 milion eurove që Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i ka shqiptuar kompanisë “ELKOS”, me pronar deputetin e LDK-së, Ramiz Kelmendi.

AKP e ka arsyetuar këtë dënim me mospërmbushjen e detyrimeve kontraktuale ndaj ndërmarrjes “Famipa” nga Prizreni, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, në një konferencë urgjente për medie, ku tha se është shqetësuese që një ndërmarrje e tillë të goditet për shkak të revansheve politike e personale.

Gërxhaliu tha se nuk është hera e parë që kjo kompani shantazhohet.

“ELKOS është brend që e bënë krenar ndërmarrësin kosovare. Fakti që ka 3 mijë të punësuar në Kosovë e Shqipëri, fakti që është tatimpaguesi më i rregullt dëshmon rëndësinë e ELKOS-it. Është politizim i skajshëm i disa institucione dhe agjencive”.

“E kërkova vendimin e AKP se në bazë të çfarë është gjobitur. Kur një kompani e tillë goditet për hirë të revansheve personale e partiake është politik bërësit duhet të dinë që biznesi privat nuk është për tu sulmuar, por për tu mbështetur”.

Gërxhaliu tha se nëse veprohet në këtë mënyrë të shqiptohen dënime pa u argumentuar askush nuk do të vijë për të investuar në Kosovë.

“Nëse sillemi kërkuar kush nga diaspora do të vijë. Apelojmë te AKP të ketë dialog, komunikim të mirëfilltë me akterët relevant. Do të jemi me ELKOS-in që e drejta të triumfojë dhe le të jetë ky rasti i fundit. Duhet të ndahet politika nga ekonomia. Kompanitë e tilla të mos jenë të shantazhuara”.

“Nuk është ky rasti i pare që po shantazhohen kompania në fjalë, kemi raste të shumta kur synohet të degradohet kjo kompani. Sot flasim pa vendim, por vetëm me spekulime brenda AKP-së. Nuk e kemi pritur që do të hasim ne një dënim të tillë të paargumentuar që është i dëmshëm jo vetëm për kompaninë por edhe për Kosovën.

Fatos Islami nga ELKOS, ka thënë se kompania e tyre ka kryer të gjithë detyrimet që janë paraparë në kontratë, e cila është nënshkruar më 2011 dhe se për këtë kanë dëshmi.

Ai tha se dënimi është shqiptuar vetëm për shkak se Ramiz Kelmendi është deputet, raporton EO.

“Kam këtu fakte që s’mund të mohohen. Objektin e kemi gjetur në gjendje të mjerueshme dhe kemi investuar. Janë dokumentet ku janë faturuara që kemi blerë metalet dhe përpunimin e tyre. I kemi pagesat ndaj punëtorëve të ‘Famipas’, i kemi paguar kontributet e tyre, raportin 6 mujor mbi shitjet që ia kemi dhënë AKP. Nuk e di çfarë bazë kanë gjetur, po presim që të shohim vendimin dhe te shikojmë ku janë bazuar. Dy detyrime kontraktuale janë, të dyja i kemi përmbushur dhe i kemi të dëshmuara me fatura”.

Islami ka paralajmëruar se nëse është e nevojshme do të ankohen edhe në institucione ndërkombëtare.

“Kemi vazhduar edhe dy vite pasi kemi pas kontratë. Kemi me vazhduar ankimimin, nëse është e nevojshme te kërkojmë drejtësi jashtë Kosovës, do të bëjmë.  Sulmohet Kemendi për shkak se ka pozitën e deputetit që ka atje. Po bëhet në mënyrë tendencioze. Kam kontaktuar me AKP-në, z.Hajdari me ka thënë që s’ka bazë me ju dënuar sepse dokumentacioni është në rregull. Edhe auditori ka qenë që jeni në rregull. Kontrata është nënshkruar në 2011”.

Të ngjashme