Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur takim me anëtarët për t’u koordinuar për mundësitë e mbështetjes së zonave dhe banorëve të goditur nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi tha se të prekurit nga tërmeti në Shqipëri nuk kanë nevoje vetëm për një ditë, por edhe ditëve në vazhdim për ndihma.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha ndihmat e grumbulluar do të nisen të enjten në ora 12:00 për në Shqipëri..
“Pjesa më e madhe e bizneseve dhe në mënyra individuale apo në forma të bashkëveprimeve kanë filluar aksionet e ndryshme humanitare për t’i ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Për neve nuk është hera e parë sepse kanë qenë edhe dy aksione si Shkodra nga përmbytjet e ujit ku është ndarë një fond financiar”.
“Po ashtu kemi një listë për kërkesat ma bazike. Pika grumbulluese e është terminali doganor. Zonat të prekura nga tërmeti nevojat nuk janë vetëm në ditë e parë por edhe pas një jave dhe normalisht ndryshojnë kërkesat sepse kërkohet strehim”.
“Nesër me nisjen nga Prishtina në ora 12:00 dhe do t’i presim të gjithë artikujt që do t’i dorëzoni. Ajo që më së shumti na ka gëzuar në këtë tragjedi është solidariteti i të gjithëve dhe një virtyt i shenjtë i popullit tonë shtoi Rukiqi, raporton EO.
Sipas tij, disa nga kërkesat janë si ushqimet gjysme të gatshme, detergjente, shtretër, batanije dhe ujë të pijshëm.
“Përveç kësaj forme normalisht është edhe pjesa e kontributit financiar. Lista e kërkesave për produkte është e konfirmuar nga rezervat e shtetit. Pjesa e ditë se nesërme do ta organizojmë”.
“Disa nga kërkesat janë si ushqimet gjysmë të gatshme të cilat janë lehtë të përdorshme, detergjente, ujë të pijshëm, batanije dhe krevate etj. Tash thirrja është që në baza vullnetare sepse këtu nuk diskutohet për numra por bëhet fjalë edhe për një familje në vendin tonë dhe t’i dalim në ndihmë familjes nga Gjilani”, tha Rukiqi.
Kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj tha se po ndihet krenar për gatishmërinë e të gjithë shqiptarëve për t’i dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
“Kemi biseduar me shumë shoqata dhe gatishmëria është”.
“Shoqata e transportit ka ofruar rreth 2000 mijë shtretër dhe për momentin njerëzit po ngurrojnë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre. Ne si odë është mirë të organizohemi dhe të jemi të pranishëm për produktet që ata kanë nevojë”.
Të gjitha kompanitë që ishin prezentë në këtë takim u shprehën të gatshëm për të ju dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.