Në Helsinki të Finlandës po mbahet ngjarja më e madhe e bashkëpunimit biznesore në mes Finlandës dhe pjesës tjetër të botës, e brenduar si “Team Finland Day”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me ftesë të ambasadores së Finlandës në Republikën e Kosovës, Pia Stjernvall dhe të organizatorëve të kësaj ngjarje, “Business Finland”, komuniteti i biznesit nga Kosova po përfaqësohet nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, transmeton Koha.net.
Ngjarja “Team Finlad Day”, këtë vit ka mbledhur mbi 700 pjesëmarrës nga Finlanda dhe vendet tjera të botës. Përveç Odës, në këtë ngjarje po merr pjesë edhe Kolegji Universitar “UBT”, përfaqësuar nga Rektori Edmond Hajrizi.
Përveç prezantimit në ngjarjen kryesore, delegacioni nga Kosova zhvilluan edhe takime të rëndësishme me organizata të rëndësishme të shtetit finlandez, përfshirë Finnpartnership, Alto University dhe Helsinki Chamber of Commerce. Vizita pritet të rezultojë me partneritete të reja sidomos në fushën e edukimit dhe ICT-së.
Kjo vizitë është pjesë e agjendës të Odës për krijimin e urave të bashkëpunimit biznesor me të gjitha tregjet potenciale.