Ohër, e moshuara humb jetën nga zjarri

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 13:16 | Nga

Një e moshuar ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu sot në mëngjes banesën e saj në Ohër të Maqedonisë.

Zjarri është raportuar nga fqinjët e saj në orën 7:05 minuta. Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin të penguar përhapjen e tij në banesa të tjera të pallatit.

Por për të moshuarën nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Ohrit, ku është konstatua vetëm vdekja e saj. Informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një rast aksidental dhe zjarri mund të jetës shkaktuar nga një cigare e pashuar, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme