Kolorado, zjarri i rrallë në mes të dimrit shkrumbon një mijë shtëpi

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët në Kolorado bënë të ditur të premten se fakti që nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu disa zona urbane në këtë shtet është vërtet një mrekulli.

Zjarri u përhap me shpejtësi marramendëse në veri të Denverit, duke shkatërruar më shumë se 1,000 shtëpi.

Zjarri u nxit nga era e fortë me një shpejtësi prej 169 km në orë. Për pasojë flakët u shpërndanë me shpejtësi duke ndjegur lagje të tëra të enjten.

Autoritetet thonë se situata tashmë është nën kontroll, erërat janë zbutur dhe ka nisur dëbora, shkruan VOA.

Zjarri përfshiu rreth 6,000 hektarë tokë në vetëm disa orë. Gjashtë persona janë trajtuar për lëndime të lehta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme