Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës shënon nesër katërvjetorin e themelimit, me ç’rast diskutohen mbi trendët e fundit në hoteleri dhe turizëm, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu, në këtë event do të mbahet edhe një punëtori me profesionistë të industrisë, argëtim dhe aktivitete tjera festive.
“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ju fton të bashkoheni në festën tonë të madhe të 4 vjetorit. Diskutime mbi trendet e fundit në hoteleri dhe turizëm, Ushqim dhe pije nga bizneset tona vendore, muzikë, argëtim dhe aktivitete tjera festive. Ky është një moment për të kujtuar e shpalosur arritjet tona dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm drejt një të ardhme edhe më të ndritur në botën e hotelerisë dhe turizmit”, thuhet në njoftimin e OHT-së
Ceremonia mbahet më nesër e mërkurë në 18:00, në “Sallën e Kuqe”, Pallati i Rinisë në Prishtinë dhe transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.