Më shumë se 70 biznese anëtare të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, të prira nga kryetari Hysen V. Sogojeva, do të marrin pjesë në panairin XENIA Metropolitan EXPO, që mbahet më 23-25 nëntor 2024, në qendrën moderne të Panaireve në Athinë, nën organizimin e Kompanisë FORUM S.A. XENIA, raporton Ekonomia Online.
XENIA Metropolitan EXPO është panair tregtar lider për industrinë e turizmit në të cilin marrin pjesë kompanitë që mbulojnë të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve të lidhura me ndërtimin, rinovimin, dekorimin, mobilimin si dhe me marketingun digjital për hotele, resorte, vila dhe njësi tjera akomodukese.
Në këtë panair nga më shumë se 500 kompani ekspozuese do të prezantohen trendet e reja, produktet inovative dhe zgjedhjet më të mira lidhur me ndërtimin, rinovimin dhe prezantimin digjital të hoteleve.
OHTK përmes anëtarëve të saj e përfaqëson Kosovën në këtë Panair madhështor; Burim Sallauka, Luan Bajrama,j Sadik Gashi, Sadik Maqedonci, Armend Delijaj, Arjeta Kera, Kumrije Delijaj ,Valdete Hyseni, Imri Miftari, Fatlum Selmani, Eglantina Nikç,i Bs-com Pejë / Kosovë, Arber Krasniqi.