OJQ-të ende nuk e kanë fituar rastin ndaj MZhE-së, për qasjen në dokumentet zyrtare

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Kërkesëpadia e organizatave Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin “Kosova e Re” ndaj ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ende nuk ka marr epilog përfundimtarë.

Kërkesëpadia tani është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik në përputhje me këshillën juridike përmes Avokaturës Shtetërore, më 20 maj 2019, ka ushtruar ankesë në aktgjykimin nr.318/17 i datës 10 prill 2019”, ka njoftuar Shkumbin Asllani, menaxher i Njësisë për Implementimin e Projektit “Kosova e Re”.

Ai nëpërmjet një postim në Facebook, ka sqaruar se në fund të viti 2016 respektivisht në fillim të vitit 2017, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pranuar kërkesë për qasje në disa dokumente, gjegjësisht a) thirrjen për para-kualifikim të kompanive për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, b) kompanitë të cilat kanë aplikuar dhe janë para-kualifikuar, c) thirrjen finale për aplikim e cila i është dërguar kompanive të para-kualifikuara si dhe d) ndryshimet në pakon tenderuese që kanë ndodhur nga thirrja e parë për para-kualifikim e tutje. Në përputhje me këtë kërkesë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ofruar qasje në dy kërkesa; respektivisht në a) thirrjen për para-kualifikim të kompanive për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’ si dhe b) listën e kompanive të para-kualifikuara, ndërsa në dy kërkesat tjera ka kufizuar qasjen duke ofruar shpjegime të mjaftueshme për arsyet e kufizimit.

“Puna e Njësisë për Implementimin e Projektit TC ‘Kosova e Re’, gjegjësisht e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, bazohet mbi parimin e transparencës. Mbi këtë parim – çdo dokument duke përfshi marrëveshjet komerciale për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’ janë publike dhe të qasshme për çdo palë të interesuar. Që nga fillimi i procesit për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka pranuar kërkesa për qasje në dokumente publike të cilat janë trajtuar dhe vendosur meritorisht në dritën e legjislacionit në fuqi” .

Në ndërkohë kërkuesit kanë parashtruar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila me aktgjykim nr. 318/17 i datës 10 prill 2019 ka aprovuar kërkesëpadinë.

Të hënën këto organizata kanë ripërsëritur kërkesën për qasje në dokumentet zyrtare, por që nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të marrin përgjigje se pa përfunduar i tërë procesi gjyqësor nuk mund të kenë qasje në këto dokumente.

“Deri në një vendim përfundimtar gjyqësore, Ministria e Zhvillimit Ekonomik qëndron prapa komunikimeve paraprake’, ka sqaruar Asllani.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme