OKB: Bisedimet për Qipron vazhdojnë më 11 prill

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 11:28 | Nga

Bisedimet për Qipron do të vazhdojnë më 11 prill, pas dy javë pauzë, njoftuan të martën mbrëma nga Kombet e Bashkuara.

Bisedimet do të vazhdojnë pas konsultimeve të të dërguarit të OKB-së Espen Barth Eide me palën turke dhe greke, theksoi Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, të martën u takua me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore Mustafa Akinci, i cili konfirmoi vazhdimin e bisedimeve më 11 prill.

“Shpresoj se ky fillim i ri do të sjellë gjëra pozitive për të gjitha palët në Qipro, në rajon, por edhe për të gjithë palët tjera relevante”, tha Akinci.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme