OKB-ja jep shifrat për civilët e vrarë në Ukrainë

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Kombëve të Bashkuara thotë se më shumë se 400 civilë u vranë në mes të ofensivës së Rusisë.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) thotë se ka konfirmuar vdekjen e 406 civilëve, përfshirë 27 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raporton Al Jazeera.

OHCHR, e cila ka monitorues në Ukrainë, paralajmëroi se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Al Jazeera nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat e dhëna.

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë tashmë në ditën e 13 të sajën, e cila përveç viktimave, ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme