Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë një ofensivë të qeverisë siriane në Idilb të Sirisë, pasi Kombet e Bashkuara thonë se frikësohen se kjo do të jetë “katastrofa më e keqe humanitare” e shekullit.
Në një artikull që u botua në “Wall Street Journal” e publikuar të martën, Erdogan iu bëri jehonë shqetësimeve të OKB-së për një krizë të mundshme humanitare, duke shtuar po ashtu se një sulm mbi krahinën që po mbahet nga rebelët, do të prekte Turqinë, Evropën dhe më gjerë.
Erdogan, i cili u takua me homologët e tij rusë dhe iranianë në një samit në Teheren javën e kaluar, tha gjithashtu se Rusia dhe Irani kishin përgjegjësi për të ndaluar një fatkeqësi humanitare në Idilb, transmeton Klan Kosova.
Provinca e Idilbit që po kontrollohet nga rebelët dhe zonat rurale afër, janë konsumuar nga qeveria për përfitime financiare.
Presidenti, Bashar al-Assad ka vendosur forcat e tij dhe e ka rritur numrin e bombardimeve në Idilib që nga fillimi i këtij muaji.
OKB thotë se deri më tani nga Idilb janë zhvendosur 30.000 njerëz.
Paralajmërimi i OKB për çështjen erdhi nga agjencia e koordinimit humanitar të organizatës ndërkombëtare (OCHA).