Kombet e Bashkuara e kanë njohur Enver Hoxhajn si Ministër të Jashtëm të Kosovës.
Kjo bëhet e ditur përmes një letre që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka dërguar Hoxhajt (më specifikisht i dërgohet “Enver Hoxhaj – Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës”) pas një urimi që ky i fundit i ka bërë Guterres me rastin e zgjedhjes në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
“Të jesh në gjendje të kthehesh dhe të shërbesh edhe njëherë për Kombet e Bashkuara është një privilegj i jashtëzakonshëm, po aq sa edhe një përgjegjësi shumë e madhe. Sot, sfidat globale janë shumë komplekse dhe kërkojnë një qasje shumë njerëzore – një çështje që Sekretari i Përgjithshëm do të punojë bashkë me partnerët e tij për të gjetur zgjidhje të duhura që i shërbejnë të gjithë të përfshirëve. Shpresoj se do të punoj bashkë me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur dhe përmirësuar principet e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në letrën që Guterres i ka dërguar Ministrit Hoxhaj.
Klan Kosova ka siguruar këtë letër të cilën e gjeni më poshtë: